Kosova gjunjëzon Spanjën, lufton për medalje në Kampionatin Evropian

Sporti

Kosova gjunjëzon Spanjën, lufton për medalje në Kampionatin Evropian

Nga: K. G. Më: 9 maj 2025 Në ora: 15:44
Vlera Qerimi, Fortesa Orana, Elmedina Istogu e Behije Mustafa

Vashat e kombëtares së Kosovës po tregojnë rezultate fantastike ekipore në Kampionatin Evropian që po mbahet në Yerevan të Armenisë.

Vashat tona do të luftojnë për medalje të bronztë.

Me padurim presin përballjen e së dielës. 

“Ekipi i vajzave, i përbërë nga Fortesa Orana, Vlerë Qerimi, Behije Mustafa dhe Elmedina Istogu, shënuan fitore 2:0 ndaj Ukrainës, 2:0 kundër Spanjës dhe në çerekfinale 1:1 me Gjermaninë me diferencë të pikëve.

Në repesazh Kosova e mposhti me 2:0 Armeninë.

Të dielën vajzat tona do të luftojnë për medaljen e bronztë”, njofton FKK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat