Behije Mustafa e jashtëzakonshme - mat grekeve në Kampionatin Evropian

Sporti

Behije Mustafa e jashtëzakonshme - mat grekeve në Kampionatin Evropian

Nga: K.G. Më: 11 maj 2025 Në ora: 20:31
Behije Mustafa

Behije Mustafa ka vazhduar shkëlqimin e saj në Kampionatin Evropian në karate.

Ajo me vashat e kombëtares së Kosovës festuan suksesin e madh ekipor, medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian. Behija u tregua e jashtëzakonshme në luftën vendimtare ku e soli fitoren e Kosovës me rezultat 2:1 ndaj Greqisë. 

Behija me karateistet Fortesa Orana (kapitene), Elmedina Istogu e Vlera Qerimi, ua bënë mat grekeve.

“Kampionja jonë Behija shkëlqeu në Kampionatin Europian.

Luftën kryesore për medalje e fitoj dhe i siguroj Kosovës Medaljen e Bronztë”, - mburret klubi i karatesë Sharri nga Ferizaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat