Albion Ymeri kualifikohet për Lojërat Botërore

Sporti

Albion Ymeri kualifikohet për Lojërat Botërore

Më: 13 maj 2025 Në ora: 11:44
Albion Ymeri

Një lajm i mirë dhe historik për triathlonin dhe sportin e Kosovës në përgjithësi.

Sportisti ynë, Albion Ymeri, është kualifikuar për në Lojërat Botërore (World Games), të cilat mbahen në Chengu të Kinës, prej 7-17 gusht 2025.

Është kjo hera e parë që një sportist përfaqëson Kosovën në këtë ngjarje.

Ymeri është kualifikuar falë renditjes që ka në disiplinën e duathlonit.

“World Games” janë Lojëra që mbahen çdo katër vjet dhe organizohen nga Asociacioni Ndërkombëtar i Lojërave Botërore (IWGA). Lojërat zhvillohen në disiplinat joolimpike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat