Talentja shqiptare e mundjes, Ajla Kadriji, shkëlqeu në turneun ndërkombëtar “Wrestling Festival” në Poreç të Kroacisë.
Kadriji nga Dobërdolli, e cila është përfaqësuese e Kroacisë U-15, dje ka shkëlqyer.
Në këtë turne kanë marrë pjesë mundësit dhe mundëset më të mira të Kroacisë.
Turneu në fjalë është një nga më të njohurit në Europë.