​Gjysmëfinale të zjarrta në playoff-in e futsallit

Sporti

​Gjysmëfinale të zjarrta në playoff-in e futsallit

Më: 26 maj 2025 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Kanë nisur me duele të zjarrta ndeshjet gjysmëfinale të play-offit në futsallin e Kosovës.

FC Drenica ka marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi, duke e mposhtur FC Vjosën me rezultat bindës 4-1.

Ndërkohë, FC Prishtina 01 ka dalë fituese në derbin prishtinas, ku e mposhti FC Mabetex Prishtinën me shifrat 4-2, duke hedhur një hap të madh drejt finales, transmeton kp.

Sipas sistemit të garës, skuadra që arrin dy fitore siguron kualifikimin në finale, ndaj ndeshjet e kthimit do të jenë vendimtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat