​Pingpongu sjellë 600 sportistë nga e gjithë bota në Kosovë

Sporti

​Pingpongu sjellë 600 sportistë nga e gjithë bota në Kosovë

Më: 29 maj 2025 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Federata e Pingpongut e Kosovës është bërë gati për garat e mëdha WTT Youth Contender që nis sot dhe zgjatë deri më 1 qershor dhe WTT Feeder Prishtina 3 – 7 qershor janë në fazën përfundimtare, përcjellë KosovaPress.

Ekipet nga e gjithë bota tashmë po akomodohen në Prishtinë, ndërsa mbikëqyrësja e ngjarjes, Nikoleta Stefanova, po qëndron në Kosovë për të ndjekur nga afër përgatitjet dhe për të koordinuar detajet e fundit.

Salla e madhe sportive në Pallatin e Rinisë është gati deri në detajet e fundit në përputhje të plotë me standardet e World Table Tennis.

Ky super event pritet të sjellë në Prishtinë mbi 600 sportistë nga 45 shtete, përfshirë edhe 12 vende që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, një mundësi e madhe për afirmim ndërkombëtar dhe diplomaci sportive.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat