Lajmi i hidhur për sportin e Kosovës.
Ka ndërruarf jetë gyjqtari i ri i noti të Kosovës, Ervin Halimi.
Lajm që ka tronditur komunitetin e notit dhe sportin në përgjithsësi.
""Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të parakohshme të Ervin Halimit, më 29 maj 2025.
Ai ishte një sportist i përkushtuar dhe gjyqtar noti me vlera të larta njerëzore e profesionale.
Kontributi i tij në sportin kosovar, sidomos në zhvillimin dhe përfaqësimin e denjë në fushën e notit, do të mbetet i paharruar.
Me përkushtimin, profesionalizmin dhe karakterin e tij, Ervini la gjurmë të pashlyeshme tek të gjithë ata që patën fatin ta njohin.
Ngushëllime të sinqerta familjes Halimi, miqve dhe gjithë komunitetit sportiv për këtë humbje të madhe.
U prehsh në paqe, Ervin", njofton Federata e Notit e Kosovës.