Rita Zeqiri në qendër të diskutimit për transparencën në sport

Sporti

Rita Zeqiri në qendër të diskutimit për transparencën në sport

Më: 18 qershor 2025 Në ora: 15:37
Rita Zeqiri

Presidentja e FNK-së, Rita Zeqiri, mori pjesë në ngjarjen zyrtare të lansimit të Transparency Index në Bruksel. Paneli diskutues u udhëhoq nga Antonio Silva, President i European Aquatics, dhe mblodhi figura kyçe nga bota evropiane e sportit, përfshirë sekretaren e përgjithshëm të Federatës Belge të Notit, sekretaren e Federatës së Luksemburgut dhe kryetarin e Federatës së Notit të Faroe Islands, si dhe përfaqësues të organizatave të integritetit sportiv si SIGA.

Ky indeks, i cili është zhvilluar nga SIGA Europe me mbështetjen e Komisionit Evropian, është një mjet i ri dhe objektiv për vlerësimin e nivelit të transparencës së federatave sportive, përmes 15 indikatorëve publikë që lidhen me organizimin, funksionimin dhe financat.

Në këtë panel, znj. Zeqiri paraqiti përkushtimin dhe hapat e FNK-së për zhvillim dhe implementim të  qëndrueshëm të të gjitha indikatorëve.

Image

Rita Zeqiri - e dyta majtas

Pjesëmarrja e znj. Zeqiri në këtë forum ndërkombëtar rrit imazhin e FNK-së dhe ishte një hap i rëndësishëm për të forcuar rolin e Kosovës në arenën evropiane të sportit dhe për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi me organizata që ndajnë të njëjtat vlera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat