Jona Hashani dhe Amant Sejdiu përfundojnë sot garimin

Sporti

Jona Hashani dhe Amant Sejdiu përfundojnë sot garimin

Më: 23 korrik 2025 Në ora: 19:48
Pamje nga gara

Jona Hashani dhe Amant Sejdiu kanë përfunduar sot garimin në individuale në garat e pingpongut në EYOF Shkupi 2025.

"Të dy nuk arritën të kalojnë grupin për t’u kualifikuar tutje.

Veçohet paraqitja e Jonës ndaj finlandezes Ternovykh, ndaj së cilës deri diku ishte kundërshtare e barabartë, duke fituar edhe një set, por jo edhe lojën.

Edhe Amanti dha maksimumin, por pa mundur të kalojë ndonjërin prej tre kundërshtarëve.

Të dy do të garojnë edhe në ditët në vijim në mikse", thuhet në njoftim të KOK-ut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat