Kjo vajzë e shpëtoi Kosovën me fytyrë në Shkup

Sporti

Kjo vajzë e shpëtoi Kosovën me fytyrë në Shkup

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 27 korrik 2025 Në ora: 15:56
Enise Zijade

Është koha që shumica e federatave sportive në Kosovë, të japin llogari për dështime të mëdha!

Dështim i madh është Shkupi!

30 sportistë nga nëntë sporte dhe vetëm një medalje e bronztë nga Festivali Olimpik Evropian i të rinjve!

Kjo medalje erdhi nga xhudo e askush tjetër, aty ku punohet e ka nivel organizimi e profesionalizmi sepse aty është kryemjeshtri Driton Kuka dhe trajnerja e krenaria e kombit shqiptar Majlinda Kelmendi, me një president siç është Agron Kuka.

“Ekipi ynë fitoi një medalje të bronztë me xhudisten Enise Zijade, e cila u ngjit në podiumin e kategorisë -57 kg.

Veçohet edhe vendi i nëntë me atleten Erisë Avdullahu, e cila për pak nuk hyri në finale të 800 metrave”, kështu thuhet nga Komiteti Oliompik i Kosovës.

Enise Zijade e shpëtoi Kosovën me fytyrë në Shkup.

Ku janë 28 sportistë tjerë të nëntë sporteve të ndryshme?

Pse dështuan?

Nuk ka faj asnjë pikë Komiteti Olimpik i Kosovës sepse KOK-u nuk punon me sportet që dështojnë në mënyrë katastrofale!

Këta sporte tjera e koriten apo jo sportin e Kosovës?

Nuk shkohet me ndjenjën e krenarisë se po e thyejnë rekordin e Kosovës dhe në Festivalin Olimpik Evropian për të rinj thyhet rekordi i kësaj gare dhe jo i sportit të Kosovës!

Merre me mend, e thyen rekordin e Ksoovës, se po luftohet në Festivalin Olimpik për rekord të Kosovës!

Çfarë logjike!!!

Mbase e ke thyer rekordin e Kosovës, ku mbetet në Festivalin Olimpik? 

Në fund të pusit!

Në vend që të skuqen për dështime të mëdha, mburren për thyerje të rekordit të Kosovës!

Ky popull nuk ha bari, ky popull i Kosovës është njohësi më i mirë sportit.

Është koha që Komiteti Olimpik i Kosovës, së bashku me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, të thërrasin mbledhje urgjente, të kërkojnë strategji kombëtare dhe t’i ndëshkojnë dështimet e shumicës së federatave sportive. 

Kështu nuk shkon!

26 vite pas luftës dhe rezutatet katastrofale. 

Nuk mundet Driton Kuka të shkon edhe sporte tjera të punon sepse ështël i xhudos. 

Bile Kuka më shkuar sport tjera rezultaten janë më të mira!

Ky dështim i madh në Shkup, do llogaridhënie nga shumica e federatave sportive, nga sportet e ndryshme që dështuan në Shkup.

Për atë e kam theksuar një qind herë, nuk jepen bursa si karamela o zotërinjtë e KOK-ut! Kuptojeni këtë punë! 

Më mirë 5-6 bursa e meritore se sa shumë bursa dhe dështimet që po skuqeni nga dështimet e sporteve të ndryshme!

Boll më me dështime!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat