Kosova me dy notare në Kampionatin Botëror

Sporti

Kosova me dy notare në Kampionatin Botëror

Nga: K.G. Më: 29 korrik 2025 Në ora: 11:52
Erina Idrizaj dhe Hana Beiqi

Kampionati Botëror në not mbahet në Singapor, ndërsa Kosova do të përfaqësohet me dy notare.

Erina Idrizaj dhe Hana Beiqi do të orvaten shtetin e Kosovës të prezantojnë sa më mirë në Botëror.

“Kosova po përfaqësohet në Kampionatin Botëror nga notaret Erina Idrizaj dhe Hana Beiqi, nën drejtimin e trajneres Vlera Llalloshi.

Erina garoi në 100m stil shpine, me kohën 1:09.65, ndërsa Hana do të garojë më 30 korrik në 50m stil shpine”, njofton FNK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat