Rita Zeqiri e Veton Telaku në Kongresin e World Aquatics

Sporti

Rita Zeqiri e Veton Telaku në Kongresin e World Aquatics

Nga: K.G. Më: 29 korrik 2025 Në ora: 11:58
Rita Zeqiri e Veton Telaku

Në Singapor do të mbahet Kongresi i World Aquatics. 

Kosova do të përfaqësohet nga presidenti dhe sekretari i përgjithshëm. 

Ky kongres është shumë i rëdnsëishëm dhe në anën tjetër Rita Zeqiri do të ketë takime me presidentët e federatave të shteteve të ndryshme.  

“Federata e Notit e Kosovës po përfaqësohet nga presidentja Rita Zeqiri dhe sekretari i Përgjithshëm Veton Telaku.

Jashtë seancës së kongresit, Presidentja Zeqiri do të zhvillojë një takim të veçantë me datë 31 Gusht me përfaqësuesit e World Aquatics, me fokus në programet zhvillimore për federatën tonë. 

Të lumtur që jemi pjesë e familjës botërore të sporteve të ujit”, njofton FNK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat