Prenga e Drazhi humbasin që në start dhe eliminohen nga turneu

Sporti

Prenga e Drazhi humbasin që në start dhe eliminohen nga turneu

Më: 20 shtator 2025 Në ora: 20:06
Pamje nga gara

Botërori i mundjes po shkon drejt fundit dhe përvec medaljes së argjendtë të fituar nga Chermen Valiev, për Shqipërinë nuk do të vijë asnjë medalje e dytë.

Mundësit e fundit që garuan për ngjyrat kuqezi në këtë turne, Albina Drazhi dhe Gjete Prenga, u mundën që në sfidat e tyre të para, duke u eliminuar nga gara.

Gjete Prenga garoi në peshën 67kg të stilit greko-romak dhe në përballjen e parë, atë ndaj neo-zelandezit Tsuchika Shimoyamadaa, u mund 0-9.

Ndërsa Albina Drazhi garoi në peshën 68kg, ku përballë saj ishte Sophia Schaefle e Gjermanisë. Kjo e fundit fitoi 5-3, duke eliminuar mundësen kuqezi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat