Përgatitjet po shkojnë sipas planit për turneun memorial “Gani Maloku 2025” në pingpong.
Turneu do të mbahet (10.00) me 18-19 tetor në Shfmu “Astrit Bytyçi” në Ferizaj.
Pritet të marrin pjesë pingpongistët e klubeve të ndryshme të Kosovës.
Përveç nga Kosova, marrin pjesë pingpongistë nga shtetet, si Bullgaria, Turqia, Greqia Maqedonia e Shqipëria.
Trajneri i klubit “Gani Maloku 2025”, Yll Maloku, tha se gjithçka është gati për turneun.