Aktorja e mirënjohur e Kosovës, Diellza Kolgeci, përballet me peripeci.
Jo vetëm me botën e aktrimit, ajo është e dhënë edhe pas sportit, si basketbolli e skijimi.
Ç’është e vërteta, Diellza është drejtoreshë sportive e klubit të volejbollit Prishtina F.
Si e gjithë bota e njerëzimit, edhe Diellza ka shqetësimet e saja.
Aktorja e mirënjohur përmes një shkrimit të gjatë, ka treguar një shqetësim, sipas saj për një moment iu duk se sikur e gjithë bota u përmbys.
Një moment i sikletshëm e i ngulitur në kokën e aktores.
“Çdo ditë e falënderoj Zotin për shëndetin dhe çdo të mirë që ma ka dhuruar.
Miq të dashur, sot dua të ndaj me ju diçka shumë të rëndësishme.
Dua ta ndaj me ju me shkas dhe e di që do ta kuptoni pse.
Kjo që po e ndaj tani me ju është një eksperiencë që ka ndodhë në janar të këtij vitii, shkrimin e kam bë të nesërmen, kur unë isha më e qetë...
Unë jam nga ata njerëz që gjithmonë i kam dhënë shumë rëndësi shëndetit, jetës së shëndetshme. Jam nga ata persona që kujdesem në çdo detaj të përditshmërisë dhe njëkohësisht përpiqem të kujdesem edhe për shëndetin e të tjerëve duke ndarë me ta këshilla dhe përvoja që lidhen me mirëqenien fizike e shpirtërore etj, etj, sepse ashtu jam rritur, ashtu frymoj e ashtu e ndjej.
Dje për herë të parë, Helena ime u lëndua gjatë skijimit. Ishte pothuajse e ndalur, duke ushtruar në një vend ku kurrë nuk më kishte shkuar mendja se mund të ndodhte diçka. (Ka vetëm pesë vjeç e gjysmë dhe falë Zotit deri me sot nuk ka pasur asnjë gërvishtje e as nuk ka marre ndonjëherë antibiotik.)
Sot, kur pash vajzën time të lënduar në këmbë, ndjeva një përzierje emocionesh që se di si ti përshkruaj. Mu duk sikur fryma mu ndal për një çast. Mu desh te shihja vetëm një pikë gjaku të saj që të me dukej sikur e gjithë bota u përmbys.
Unë e di se jam e fortë, sepse gjithmonë i kam treguar vetes se di të përballoj çdo situatë por ky ishte një moment që me preku thellë. E dija se ajo po përballej me një sfidë të re, ndjeva dhimbjen dhe frikën e saj, por në të njëjtën kohë ndjeva krenari për guximin dhe forcën që tregoi.
Ndërsa mjeku po ja qepte plagën ajo, mes dhimbjeve, fliste me te ne anglisht me zë të lartë duke i thënë se kishte dhimbje te mëdha. Në ato çaste zemra ime sikur donte te dilte nga trupi. Pastaj u kthye nga und me pa në sy dhe me tha se me donte me shume se çdo gjë në botë.
Oh Zot… tani qe po e shkruaj këtë, po lotoj jo për plagën e saj, por sepse vajza ime, vetëm pesëvjeçare ne momente dhimbjeje foli si një vajze e rritur duke u brengos për ndjenjat e mija...
E di se çdo hap që ajo bën është një hap drejt rritjes, përvojës, sfidave dhe zhvillimit të saj. E di se gjatë këtij rrugëtimi do të ketë momente kur do të lëndohet, por tani e kuptova thellë çfarë do të thotë dhimbje, kur sheh fëmijën tënd duke u përballur me të, kur sheh një fëmijë pesëvjeçar që tregon pjekuri përtej moshës së tij…
Ky moment me kujtoi fëmijërinë time, me ktheu tek ajo Diellza e vogël, e cila sprovohej, rrëzohej e çohej, gjithmonë kureshtare dhe e etur për të provuar çdo gjë.
Mu kujtua nëna ime, familja ime, sa shumë janë shqetësuar dikur për mua.
Në atë moment, ndërsa mami po përpiqej të me qetësonte, trupi im filloi të dridhej si kurrë me parë. E dija se ajo po shqetësohej dyfish, për mbesën dhe për vajzën e saj.
E shihja Helenën duke u përpjekur të qëndronte e fortë, e kjo ma vërtetoi edhe njëherë bindjen time, ajo do të përballojë çdo sfide që do ti dale përpara, ashtu siç ia dola edhe unë.
Dëshira ime është që ajo te vazhdoje të eksplorojë botën, të mos humbasë besimin pavarësisht pengesave, sepse çelësi për të ecur përpara është gjithmonë mbështetja e familjes.
Dhe në fund, dua t’ju them këtë.
Shëndeti ynë dhe shëndeti i njerëzve që duam është gjëja më e rëndësishme që kemi dhe gjithçka tjetër në jetë është sekondare.
P.S. Asnjë sfidë në jetën time nuk e kam lejuar të me lërë gjurmë në zemër. Kurrë nuk e kam lejuar që zemra ime të “gërvishet”.
Por dje, kjo plagë e vogël e Helenës më bëri një gërvishtje të thellë në shpirt e zemër.
Faleminderit Zot që e po e mbron e sot ajo është shumë mirë.
..Edhe kjo u bë pjesë e librit tim të pa botuar i cili përmban rrëfime të ndryshme nga viti 2002 dhe u emërtua që në at kohe " Unë jam AJO "”, ka shkruar aktorja Diellza Kolgeci.