Bora Hoti me rezultatin më të mirë në parter

Sporti

Bora Hoti me rezultatin më të mirë në parter

Më: 30 tetor 2025 Në ora: 13:36
Bora Hoti

Klubi i gjimnastikës Elita nga Prishtina mburret me suksesin e gjimnastes Bora Hoti e cila zuri vendin e tetë në Kampionatin Mesdhetar që u mbajt në Turqi. Bora është talente e madhe e këtij sporti, nga e cila pritet shumë në të ardhmen.

“Gjimnastja e klubit tonë, Bora Hoti, pjesë e ekipit kombëtar të Kosovës, në kategorinë juniore, mori pjesë në Kampionatin e 8-të Mesdhetar të Gjimnastikës Artistike, mbajtur në Turqi nga 3 deri më 8 tetor 2025.

Bora garoi në katër disiplina gjimnastikore, por rezultati më i mirë i saj u arrit në parter, me 11.066 pikë, që i mundësoi kualifikimin në finale dhe u rendit e 8-ta, në një konkurrencë ndërkombëtare shumë të fortë.

E përgëzojmë Borën për rezultatin e saj dhe i urojmë suksese të mëtejshme në karrierën sportive”, mburret klubi i gjimnastikës Elita.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat