Ertjan Kofsha fiton medalje të bronztë!
Ertjan Kofsha ka fituar medaljen e bronztë në stilin e shkëputjes në Kampionatin Europian të Peshëngritjes U20 për peshën deri në 94 kg, që po zhvillohet në Durrës.
Peshëngritësi shqiptar ka ngritur me sukses 158 kg në provën e parë dhe 162 kg në provën e dytë në stilin e shkëputjes, ndërsa ka dështuar në provën e tretë, ku tentoi të ngrinte 167 kg.
Gjeorgjiani Jajvani fitoi medaljen e artë në stilin e shkëputjes, pasi ngriti 166 kg.