Kampionati Ballkanik mbahet në Zarë

Sporti

Kampionati Ballkanik mbahet në Zarë

Më: 4 nëntor 2025 Në ora: 19:46
Kosova

Federata e Gjimnastikës e Kosovës po merr pjesë në Kampionatin e 4-t Ballkanik të Gjimnastikës Artistike, i cili po zhvillohet në Zarë të Kroacisë, nga 2 deri më 6 nëntor.

“Delegacioni ynë përbëhet nga 9 gjimnaste dhe stafi përcjellës, të cilët do të përfaqësojnë denjësisht Kosovën në këtë garë të rëndësishme. 

Ekipi ynë i garueseve përbëhet nga tri grupmosha: Pre-Youth, Youth dhe Junior, me nga tre gjimnaste në secilën kategori.

Kualifikimet zhvillohen nesër, ku gjimnastet tona do të synojnë finale individuale dhe garë të mirë ekipore, duke dhënë maksimumin për të arritur rezultate sa më të mira.

Federata e Gjimnastikës së Kosovës është krenare me përkushtimin dhe progresin e vazhdueshëm të gjimnasteve dhe trajnerëve tanë”, njofton Federata e Gjimnastike e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat