Behije Mustafa fiton e bronztë në Kampionatin Ballkanik

Sporti

Behije Mustafa fiton e bronztë në Kampionatin Ballkanik

Nga: K.Goca Më: 7 nëntor 2025 Në ora: 20:41
Behije Mustafa e Qëndrim Shaqiri

Karateistja Behija Mustafa ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë - 68 kg në Kampionatin Ballkanik U-21 që po mbahet në Rijekë Kroacisë.   

Mustafa është në formën më të mirë të mundshme.

Sukseset e saja janë dëshmia më e mirë.

Klubi i karatesë Sharri me trajnerët Shemsi e Qëndrim Shaqiri, janë krenarë me suksesin e Behijes. 

“Behije Mustafa stoliset me medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik”, thuhet mes të tjera në njoftimin e klubit.

Duhet theksuar se në muajin shkurt të këtij viti Behija ka qenë nënkampione e Evropës për U-21.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat