Klubi i karatesë Arena Peja ka fituar shtatë medalje, tre të argjendta e katër të bronzta në Kampionatin Mbarëkombëtar.
“Klubi i Karatesë Arena Pejë,i suksesshëm edhe në turneun Mbarëkombëtar, në të cilin morën pjesë 60 klube me mbi 500 garues nga mbarë trojet Shqiptare: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Preshevë Medvegjë e Bujanovc dhe nikoqiri Kosova.
Garuesit tonë patën një paraqitje të shkëlqyeshme duke u stolisur me 3 tituj nënkampionësh, dhe 4 medalje të Bronzta, në konkurrencën e juniorëve dhe seniorëve, dhe përsëri e dëshmuan që janë klubi më i suksesshëm në komunën e Pejës.
Në këtë garë me shumë autoritet dhe përgjegjësi e ndau drejtësinë trajneri jonë: Baki Desku.
Falënderojmë trajnerin Sensei Nanin për punën profesionale dhe kujdesin ndaj garuesve gjate garës”, njofton KK Arena.