Gruaja më e fortë në botë shokohet nga vendimi i fundit

Sporti

Gruaja më e fortë në botë shokohet nga vendimi i fundit

Më: 26 nëntor 2025 Në ora: 14:23
ammie Booker

Fituesja e garës "Gruaja më e Fortë në Botë" u shkualifikua dhe iu hoq titulli pasi organizatorët zbuluan se ajo ishte transgjinore, një burrë biologjik që identifikohet si grua.

Të martën, më 25 nëntor, organizatorët e garës njoftuan se sportistja amerikane Jammie Booker nuk kishte zbuluar se kishte lindur mashkull.

Disa ditë më parë, Jammie Booker dominoi garën e mbajtur në Arlington, Teksas, si pjesë e Kampionatit Botëror Zyrtar të Lojërave Strongman.

Organizatorët thanë se Jammie Booker, me origjinë nga Filadelfia, shkeli rregullat, të cilat përcaktojnë qartë se pjesëmarrëset duhet të garojnë në kategorinë që korrespondon me seksin e tyre biologjik në lindje.

“Duket që një garues që është biologjikisht mashkull dhe që identifikohet tani si femër, ka fituar garën në Kategorinë e Hapur të Femrave”, kanë thënë organizatorët e garës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat