Vlera Qerimi ndalet nga japonezja 

Sporti

Vlera Qerimi ndalet nga japonezja 

Nga: K.G. Më: 28 nëntor 2025 Në ora: 16:45
Vlera Qerimi

Karateistja Vlera Qerimi nuk ka arritur që të futet në mesin e 18 garueseve më të mira në Kampionatin Botëror.

Kampionati po mbahet në Kajro të Egjiptit.

Vlera nuk e kaloi japonezen Tsubasa Kama.

“Vlera Qerimi ndalet në luftën e tretë.

Vlera Qerimi, sot debutoi në arenë ku zhvilloi tri lufta

Luftën e parë e pati me garuesen nga Kili, Anastassia Velozo të cilën e mundi me rezultat 3:0

Luftën e dytë e fitoi nga garuesja e Arabisë Saudite, Carla Luff, të cilën e mundi me rezultat të pastër 9:0 

Kurse në luftën e fundit Vlera Qerimi u ndal nga japonezja Tsubasa Kama, me rezultat 6:0

Ky rezultat nuk mjaftoi që Vlera Qerimi të kaloj grupin dhe të kualifikohet në mesin e 18 garueseve më të mira në botë në kategorinë -68 kg.

Iu rikujtojmë, që nesër në tatami paraqitet Islam Selmani, i cili do të luftoj për gjysmëfinale.

Selmani do të ndeshet me japonezin Hiromo Hashimoto, i cili është i ranguar i pari në botë në kategorinë -60 kg”, njofton Federata e Karatesë e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat