Karateisti i kombëtares së Kosovës, Islam Selmani, është në finale të Kampionatit Botëror.
“Nesër, garuesi ynë Islam Selmani do të luftojë në finalen e Kampionatit Botëror, kundër garuesit nga Turqia, Eray Samdan.
Kjo finale është historike për karatenë e Kosovës, pasi deri më sot kemi pasur vetëm dy medalje botërore – të dyja të bronzta.
Urime selektorit Isak Curri, njëkohësisht edhe trajner i Islamit, për punën e jashtëzakonshme!
Urime edhe komunitetit të karatesë, të udhëhequr nga kryetari Besart Baruti.
Finalja zhvillohet nesër në ora 10:00”, thuhet nga FKK.