Karateistja e kombëtares së Kosovës, Behije Mustafa dhe anëtare e klubit Sharri nga Ferizaj, ka fituar medaljen e bronztë në Ligën Botërore,
Behija ka bërë paraqitje fantastike në kategorinë 68 kg në Venecia të Italisë.
Trajnerët Shemsi e Qëndrim Shaqiri janë të kënaqur më këtë sukses të madh të Behijes.
Ky është edhe një sukses i Behijes e cila në fillim të vitit u stolis me medalje të argjendtë në Kampionatin Evropian U-21.