Dy medalje për klubin e mundjes Shkupi

Sporti

Dy medalje për klubin e mundjes Shkupi

Më: 9 dhjetor 2025 Në ora: 20:20
Pamje

Garuesit e Klubit të Mundjes “Shkupi” u paraqitën shkëlqyeshëm në turneun ndërkombëtar të zhvilluar në Nisporeni të Moldavisë, duke u kthyer me dy medalje nga një konkurrencë e fortë evropiane.

 Abdulaziz Azizi siguroi medaljen e artë, pasi mposhti në finale mundësin nga Ukraina.

Jusuf Zaimi u rendit i dyti, duke u ndalur në finale nga garuesi vendas i Moldavisë.

Harun Memedi e përmbylli garën në pozitën e pestë.

Ekipi u udhëhoq nga trajnerët Bunjamin Ebipi dhe Jasin Rexhallari.

Klubi “Shkupi” vazhdon të dëshmojë rritje dhe cilësi në skenën ndërkombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat