Gazmend Bytyqi takon ekspertin ndërkombëtar për objekte sportive

Sporti

Gazmend Bytyqi takon ekspertin ndërkombëtar për objekte sportive

Nga: K.G. Më: 21 janar 2026 Në ora: 12:00
Gazmend Bytyqi e Neil Carney

Me afrimin e Lojërave Mesdhetare, infrastruktura sportive në çdo qytet të Kosovës duhet të jetë në përputhje me standardet më të larta që kërkon ky organizim prestigjioz ndërkombëtar.

Në këtë kuadër, drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Gazmend Bytyqi, ka zhvilluar një takim me ekspertin ndërkombëtar për objekte sportive, Neil Carney.

Takimi mes Bytyqit dhe Carneyt u vlerësua si mjaft i frytshëm, ku u diskutua në detaje për gjendjen aktuale të objekteve sportive, si dhe përmbushjen e kritereve teknike që kërkohen për Lojërat Mesdhetare.

Ky bashkëpunim synon që Kosova të jetë e përgatitur maksimalisht për organizimin e suksesshëm të garave dhe pritjen dinjitoze të sportistëve nga vendet pjesëmarrëse.

 “DKRS intensifikon përgatitjet për Lojërat Mesdhetare!

Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit,  Gazmend Bytyqi, së bashku me U.D. Udhëheqësin e Sektorit të Sportit,  Alban A. Hoxha, kanë zhvilluar një takim me ekspertin ndërkombëtar për objekte sportive, Neil Carney, si dhe me stafin e Komitetit Olimpik, lidhur me përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare.
Gjatë takimit, pjesëmarrësit u informuan në detaje rreth gjendjes së sallës sportive dhe objekteve të tjera sportive, duke diskutuar sfidat, statistikat dhe nevojat teknike për përmbushjen e standardeve ndërkombëtare.

Po ashtu, u theksua se projekti për renovimin e brendshëm të sallës sportive tashmë është dorëzuar për shqyrtim në Ministrinë e Sportit.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt avancimit të përgatitjeve dhe koordinimit institucional për një organizim sa më të suksesshëm të Lojërave Mesdhetare”, ka njoftuar komuna e Ferizajt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat