Ja kush ishte Enver Idrizi në vitin 1987

Sporti

Ja kush ishte Enver Idrizi në vitin 1987

Nga: K.G. Më: 21 janar 2026 Në ora: 16:38
Enver Idrizi

Karriera e Enver Idrizit është po aq interesante sa edhe madhështore. 

Legjenda e karatesë shqiptare, në atë periudhë, ishte pjesë edhe e një klubi nga Bosnja dhe Hercegovina, Studenti nga Mostari.

Më 5 prill të vitit 1987, në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, u zhvillua Kampionati i ish-Jugosllavisë në karate. 

Image

Në një konkurrencë jashtëzakonisht të fortë, Enver Idrizi mahniti publikun dhe ekspertët, duke u shpallur tekniku më i mirë i kampionatit.

Në këtë kampionat, garuesit nga Kosova lanë gjithashtu gjurmë të rëndësishme.

Katër karateistë nga Kosova fituan medalje të bronzta: Muhamet Rexhepi (Minatori), Enver Cakiqi (Kosovatransi – Podujevë), Zeqir Sopi (Prishtina) e Lutfi Menxhiqi (Prishtina).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat