Karateistja e Kosovës Vlera Qerimi nuk arriti medalje në garën Premier League në Stamboll.
Ajo në luftë për medalje të bronztë pësoi humbje nga Aleksandra Meshkova.
Megjithatë Vlera shënoi rezultat të jashtëzakonshëm në këtë garë.
“Vlera Qerimi e 5-ta në Premier League në Stamboll.
Me shpirt luftarak dhe paraqitje të jashtëzakonshme, Qerimi dominoi fazën e grupeve duke u renditur në vendin e parë, ndërsa në çerekfinale shkëlqeu me fitore bindëse 8:0, duke treguar se është ndër emrat më të fortë të karatesë ndërkombëtare.
Në gjysmëfinale, ajo u përball me sportisten egjiptiane Handy Handir, ku pas një dueli dramatik u ndal ngushtë me rezultat 3:2.
Vlera u ndal nga Aleksandra Meshkova nga Rusia me rezultat 2:0 në ndeshjen për medalje të bronztë.
Kjo është arritja më e madhe individuale në karrierën e Vlera Qerimit, një dëshmi e punës, sakrificës dhe përkushtimit të saj ndër vite”, njofton FKK.