Jannik Sinner ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Australian Open, pasi mposhti Ben Sheltonin në tre sete, 6-3, 6-4, 6-4, në një ndeshje që zgjati 2 orë e 23 minuta.
Numri dy i botës e kontrolloi ndeshjen gjatë gjithë kohës, duke arritur fitoren e nëntë radhazi ndaj amerikanit dhe duke vazhduar me autoritet mbrojtjen e titullit në Melbourne.
Italiani gjeti thyerjen që në fillim të dy seteve të para dhe, pavarësisht disa luhatjeve fizike në setin e tretë, ruajti qetësinë në momentet vendimtare për ta mbyllur takimin pa humbur asnjë set.
Me këtë fitore, Sinner shkon në gjysmëfinale ku do të përballet me Novak Djokovicun, ndërsa çifti tjetër gjysmëfinal është Zverev – Alcaraz, duke kompletuar katërshen më të fortë të renditjes ATP në këtë fazë të turneut.