Patinazh i shpejtësisë: Sander Eitrem thyen rekordin

Sporti

Patinazh i shpejtësisë: Sander Eitrem thyen rekordin

Më: 8 shkurt 2026 Në ora: 20:13
Pamje nga gara

Patinazh i shpejtësisë: Sander Eitrem thyen rekordin olimpik në 5000 metra!

Thyhet rekordi olimpik në pistën e patinazhit të shpejtësisë në Milano.

Me një performancë monstruoze në raundin e parafundit, norvegjezi Sander Eitrem e ndali kohën në 6:03.95, duke thyer rekordin e mëparshëm të vendosur nga Nils van der Poel në Pekin me gati pesë sekonda.

Talenti i ri çek, Metoděj Jílek përfundoi me kohën 6:06.48 duke u renditur në vendin e dytë, ndërsa në vend të tretë u rendit italiani Riccardo Lorello me kohën 6:09.22.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat