Italia mposht Japoninë në një duel dramatik

Sporti

Italia mposht Japoninë në një duel dramatik

Më: 10 shkurt 2026 Në ora: 11:49
Italia

Italia e ka mposhtur Japoninë, me rezultat 3:2, në Milano–Cortina 2026, sfidë që dhuroi një ndeshje dramatike.

Kjo përballje ishte mjaft interesante, sidomos fundit i këtij dueli, ku Japonia bëri gjithçka për të barazuar rezultatin, por që japonezët nuk e gjetën dot rrugën e golit.

Me këtë fitore, Italia regjistron dy suksese në turne, duke u afruar gjithnjë e më shumë drejt një arritjeje historike: kualifikimin në çerekfinale.

Nga ana tjetër, Japonia bie në 1-2 në renditjen e grupit dhe tashmë japonezët rrezikojnë eliminimin në fazën grupore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat