Sportisti norvegjez pas vendit të 3-të në 20 kilometra biathlon, tha: "Ishte gabimi më i madh i jetës, ndihesh keq kur i shkakton dhimbje dikujt që e do kaq shumë".
Sapo kishte fituar medaljen e tij të parë olimpike.
Një rezultat i jashtëzakonshëm për të, që e bëri të lotojë. Vetëm se lotët e Sturla Holm Lagreid në fund të intervistës për “NRK” nuk kishin të bënin me emocionet e medaljes në Olimpiadë, por me një dobësi njerëzore.
Sturla Holm Lægreid në atë moment rrëfeu tradhtinë ndaj të fejuarës.
“Gjashtë muaj më parë takova dashurinë e jetës sime, – ka thënë 28-vjeçari norvegjez mes lotësh.
"Takova personin më të bukur dhe më të jashtëzakonshëm në botë.
Tre muaj më parë bëra gabimin e jetës, nuk u tregova besnik”.
Sportisti u duk vërtet shumë i prekur pas zbulimit të tradhtisë pak para Olimpiadës, kur ajo e la menjëherë. Lagreid u shpreh se afrimi i garës koincidoi me javën më të vështirë të karrierës.
Ai shtoi se ndihej sikur kishte hedhur tej “medaljen e artë të jetës”.
“Do të doja ta ndaja këtë medalje me të.
Do të doja të isha një shembull i mirë, ndihesh shumë keq kur i shkakton dhimbje dikujt që e do kaq shumë.
Por kjo është jeta”, – tha norvegjezi.
Shokët e skuadrës e dinin këtë histori dhe Lagreid vendosi ta tregonte publikisht, nëse do të fitonte medalje.
Ai e mbajti fjalën, duke tentuar të fitojë sërish dashurinë. Lagreid i kërkoi ndjesë edhe bashkëkombësit, kampionit olimpik Johan-Olav Botn:
“Nuk dua të të marr skenën, shpresoj të jetë një problem vetëm për ditët e ardhshme.
Medalja jote e artë olimpike është përgjithmonë”.