Sllovakia mposht Italinë në një duel dramatik

Sporti

Sllovakia mposht Italinë në një duel dramatik

Më: 13 shkurt 2026 Në ora: 15:36
Pamje nga ndeshja

Sllovakia ka shënuar fitoren e dytë në kuadër të Milano Cortina 2026, pasi mposhti Italinë me rezultat 3-2 në një ndeshje dramatike.

Goli i Adam Ruzicka në minutën e 11-të të periodës së tretë u duk vendimtar për sllovakët.

Megjithatë, Italia nuk u dorëzua. Dustin Gazley shënoi me një lojtar shtesë në akull, pak më pak se katër minuta para përfundimit, duke rikthyer dramën në ndeshje.

Minutat e fundit u karakterizuan më ritëm të lartë, por Sllovakia arriti ta ruajë epërsinë deri në fund.

Me këtë fitore, Sllovakia shkon në 2-0 në Grupin B, ndërsa Italia mbetet me 0-2.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat