Ferizaj shpall Laureatët e Sportit 2025
Në një atmosferë festive dhe nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, si dhe Drejtorit të DKRS-së, Gazmend Bytyçi, qyteti i Ferizajt nderoi ata që shkëlqyen në fushën e sportit gjatë vitit 2025.
Sportiste e Vitit 2025 u shpall karateistja Behije Mustafa (KK “Sharri”) – nënkampione e Evropës.
Me mirënjohje për Vepër Jetësore u nderuan legjenda e hendbollit Sefedin Reçica, legjenda e hendbollit Hasan Bajrami, legjenda e xhudos Daut Dauti dhe i pingpongut Jakup Bibaj
Mirënjohje Post Mortum: Me respekt të veçantë u nderua kujtimi i atyre që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për sportin tonë Feriz Parllaku për kontributin e madh në sport; Isuf Beqiri për kontributin e madh në sport.
Sporti pa Limite (Aftësitë e Kufizuara)
Shoqata e të Verbërve – pjesëmarrës në Kampionatin Evropian.
Klubi “Hendifer” – në sportin Boccia, Hetem Reqica dhe Blerina Murtezi, kampionë të Kosovës.
Shoqata “Handikos” – për organizimin e turneut (Enver Kosumi).
Pionieri i Vitit: Arion Krasniqi (KPP “Gani Maloku”).
Kadeti i Vitit: Shkëmb Reqica (Not).
Juniori i Vitit: Lijana Iseni (Karate).
Mjeku Sportiv i Vitit: Dr. Florent Dauti.
Punëtorët Sportivë: Gent Sylejmani (KH “Kastrioti”) & Fitim Krasniqi (TTC “Ferizaj”).
Trajnerët e Vitit: Edon Ibrahimi (Kategoria Kolektive) & Shemsi Shaqiri (Kategoria Individuale).
Pedagogu i Vitit: Bashkim Thaqi
Shoqata e Vitit: Shoqata e Pedagogëve të Kulturës Fizike dhe Sportit
Ekipi i Vitit: KV “Fer Vollej”.