Bad Bunny thyen rekorde me performancën në Super Bowl

Sporti

Bad Bunny thyen rekorde me performancën në Super Bowl

Më: 4 mars 2026 Në ora: 15:24
Bad Bunny

Performanca e Bad Bunny në skenën e Super Bowl është shndërruar në një nga momentet më të ndjekura në historinë e eventit sportiv dhe muzikor.

Sipas të dhënave të publikuara nga NFL, Roc Nation dhe Apple Music, spektakli i tij ka arritur në 4.157 miliardë shikime në nivel global.

Shifrat përfshijnë jo vetëm audiencën televizive, por edhe transmetimet online, shikimet në YouTube dhe angazhimin në platformat e rrjeteve sociale. Vetëm gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të Super Bowl, performanca e artistit portorikan u ndoq nga 128.2 milionë shikues.

Ky rezultat e vendos Bad Bunny mes artistëve me impaktin më të madh në historinë e këtij eventi, duke ardhur menjëherë pas performancës së Kendrick Lamar vitin e kaluar, e cila regjistroi 133.4 milionë shikues gjatë transmetimit live, sipas Rolling Stone.

Spektakli i tij u vlerësua për energjinë, produksionin dhe elementët vizualë, duke forcuar më tej pozicionin e tij si një nga artistët më me ndikim në skenën globale të muzikës.

Menjëherë pas Super Bowl, Bad Bunny vijoi me angazhimet e tij ndërkombëtare, duke nisur fazën e radhës së turneut botëror “DeBÍ TiRAR MáS FOToS”. Ai ka performuar tashmë në Sydney dhe pritet të ngjitet në skenë në Tokio më 7 mars. Koncertet në Evropë janë planifikuar të nisin në fund të majit, ndërsa turneu do të vazhdojë deri në fund të korrikut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat