Deçani fillon aktivitetet për nder të Epopesë së Dukagjinit

Sporti

Deçani fillon aktivitetet për nder të Epopesë së Dukagjinit

Më: 22 mars 2026 Në ora: 14:44
Deçani

Nga dje, Komuna e Deçanit ka filluar aktivitetet për nder të 24 Marsit, 28-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 27-vjetorit të ndërhyrjes së forcave të NATO-s.

 Komuna ka organizuar një turne të boksit, një aktivitet sportiv që i dedikohet kujtimit dhe nderimit të luftës dhe sakrificës për liri.

Ky turne shënon hapjen e një serie aktivitetesh që do të zhvillohen gjatë javës për të kujtuar Epopenë e UÇK-së dhe kontributin e palodhshëm të dëshmorëve dhe martirëve të kombit.

Komuna uroi fituesit në turne për sukseset e arritura dhe shprehu mirënjohje të thellë për të gjithë ata që kontribuan në organizimin dhe realizimin e këtij turneu.

Përpos turneut të boksit, aktivitetet do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme me një agjendë të pasur për nder të 24 Marsit:23 mars

12:00- Ekspozitë nga nxënësitë e shkollave fillore të Komunës së Deçanit shoqëruar me program artistik

15:00- Ekspozitë kushtuar 24 marsit “Epopesë së Dukagjinit”,

19:00- Koncert klasik i organizuar nga Universiteti “Haxhi Zeka”

24 mars

11:00-12:00- Homazhe në Kompleksin memorial “Dëshmorët e Kombit” në Glogjan

12:00-13:00- Manifestimi qendror i Epopesë së Dukagjinit

13:00- Program artistik

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat