Një deklaratë e Enver Idrizit çon në këmbë mediat serbe

Sporti

Një deklaratë e Enver Idrizit çon në këmbë mediat serbe

Nga: K.Goca Më: 28 mars 2026 Në ora: 20:14
Enver Idrizi gjatë një gare në vitet e arta të tij

Një deklaratë e dhënë nga Enver Idrizi, legjenda e karatesë botërore, ka nxitur reagime në mediat serbe.

Deklarata ishte bërë para tetë ditësh për mediumin kroat “Jutarnji List”, ndërsa sot është rikthyer në qendër të vëmendjes.

Karateisti legjendar kishte deklaruar për median kroate: “E munda dy herë Chuck Norrisin! As nuk e konsideroj këtë si një luftë…”

Kjo deklaratë e tij ka alarmuar disa media në Serbi, të cilat kanë reaguar me artikuj dhe tituj të bujshëm.

Ndërkohë, Chuck Norris, ylli i shumë filmave dhe serialeve aksion, ka vdekur më 19 mars në moshën 87-vjeçare.

Media serbe si “Veçernji List” dhe “Naslovi” kanë publikuar shkrime për këtë deklaratë, duke dalë me tituj, si:

“Trump nuk do ta falë për këtë! Pretendimet e shqiptarëve dhe kroatëve krenarë: ‘E munda Chuck Norrisin dy herë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat