Nën udhëheqjen profesionale të selektorit Rejhan Krasniqi, me mbështetjen e ndihmësit Burim Muzaqi dhe udhëheqësit të kampit Labinot Gashi, sportistët e rinj po zhvillojnë stërvitje cilësore në të gjitha disiplinat, duke treguar disiplinë, seriozitet dhe progres të vazhdueshëm.
Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Maxhuni, po qëndron në kamp, duke ndjekur nga afër procesin stërvitor dhe duke mbështetur drejtpërdrejt sportistët dhe stafin.
Ai ka vlerësuar lart angazhimin dhe përkushtimin e treguar, duke u shprehur i kënaqur me punën që po bëhet.
Federata e Triathlonit e Kosovës mbetet fuqishëm e përkushtuar në mbështetjen dhe zhvillimin e të rinjve, duke investuar vazhdimisht në krijimin e kushteve sa më të mira për një të ardhme të suksesshme sportive.