I njohur si i forti i Kosovës apo “Herkulesi”, Bujar Muli, ka marrë një lajm të madh sot dhe kjo e bën edhe më komod para sfidës së madhe më 18 korrik.
Muli që merret me sporte ekstreme, me ngritjen e peshave të rënda, synon një rekord të madh më 18 korrik në palestrën e sportit në Vushtrri.
Rekordin e synon botëror me 18 korrik nga ora 17:00-18:00.
“Sapo më njoftuan nga Guinness World Records se gjyqtari për rekordin tim është caktuar.
Ky është një hap shumë i rëndësishëm drejt realizimit të ëndrrës sime për të thyer Rekordin Botëror.
Ky event do të zhvillohet sipas rregullave zyrtare dhe nën mbikëqyrjen e Guinness Ëorld Records.
O Zot, më jep forcë dhe më nxjerr faqebardhë në këtë sfidë”, ka shkruar Muli në profilin e tij në facebook.