Abakarov fiton medalje argjendi

Sporti

Abakarov fiton medalje argjendi

Më: 26 prill 2026 Në ora: 18:44
Zelimkhan Abakarov

Mundësi shqiptar Zelimkhan Abakarov, fitoi sot medaljen e argjendtë në Kampionatin Europian të Mundjes për të rritur, turne që përfundon sot në sallën sportive “Feti Borova” në Tiranë.

Në finalen e peshës 61kg, stili i lirë, ai u mund 4-0 nga rusi Zavur Uguev, duke mos marrë dot të artën e shumëpritur për të dhe mundjen shqiptare. Në një duel në përgjithësi të ekuilibruar, rivali rus arriti të bëjë diferencën në momentet kyce.

Gjithsesi, medalja e argjendtë e Abakarov është një tjetër rezultat i shkëlqyer i tij dhe i mundjes shqiptare, që në këtë turne mori dy medalje të argjendta. Edhe Islam Dudaev, në peshën 65kg (stili i lirë), mori medalje të argjendtë.

Në këtë Europian, mundësi Zelimkhan Abakarov mundi 12-2 italianin Simone Piroddu në përballjen e parë, ndërsa në cerekfinale, ai mposhti 6-2 gjermanin Niklas Stechele. Më tej, në gjysmëfinale, Abakarov mposhti 14-3 azerin Nuraddin Novruzov.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat