FKK përgëzon suksesin e Behije Mustafës në Spanjë 

Sporti

FKK përgëzon suksesin e Behije Mustafës në Spanjë 

Nga: K.G. Më: 26 prill 2026 Në ora: 20:24
Karateistja Behije Mustafa e trajneri ëndrim Shaqiri

Karateistja Behije Mustafa ka lartësuar Kosovën në Spanjë. 

Karateistja e klubit Sharri nga Ferizaj me trajnerin Qëndrim Shaqiri treguan edhe një herë se me punë e angazhim arrihen rezultate kulmore, 

Behija fitoi medaljen e artë në kategorinë – 68 kg.

“Behija e artë në Spanjë.

Behije Mustafa shkëlqen në WKF Series A - A Coruna, Spanjë.

Me një performancë të jashtëzakonshme, Behija arriti të fitojë 6 luftëra në një konkurrencë shumë të fortë, duke treguar nivel të lartë dhe përkushtim maksimal.

I urojmë suksese të mëtejshme Behijes, e cila në këtë garë udhëtoi së bashku me trajnerin e saj, Qëndrim Shaqiri”, - shkruan në faqen e Federatës së Karatesë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat