Kaula Haziri, e artë në Mastersin e Kampionatit Mesdhetar të Boulingut 

Sporti

Kaula Haziri, e artë në Mastersin e Kampionatit Mesdhetar të Boulingut 

Më: 2 maj 2026 Në ora: 20:59
Kaula Haziri,

Garuesja jonë e boulingut, Kaula Haziri, ka fituar medaljen e artë në Mastersin e Kampionatin Mesdhetar të Boulingut, që u mbajt në Zapreshiq të Kroacisë. 

"Prej 30 garueseve, Kalua u kualifikua në Masters bashkë edhe me shtatë garuese tjera. 

Në përballjet me eliminime, Haziri shënoi tri fitore. 

Urime Kaulës, trajnerit Nysret Haziri dhe Federatës së Boulingut të Kosovës", shkruan faqja e KOK-ut.
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat