Nehat Çitaku rizgjidhet zëvendëspresident i MTTU-së 

Sporti

Nehat Çitaku rizgjidhet zëvendëspresident i MTTU-së 

Më: 5 maj 2026 Në ora: 19:17
Nehat Çitaku

Një sukses për sportin e Kosovës shënohet nga pingpongu në arenën ndërkombëtare.

 “Kryetari i Federatës së Pingpongut të Kosovës Nehat Çitaku rizgjidhet zëvendëspresident i MTTU-së për mandatin e ri 4-vjeçar!

Në Kongresin e fundit të Mediterranean Table Tennis Union, të mbajtur më 2 maj 2026 në Londër në kuadër të Kampionatit Botëror ËTTTC London 2026, Nehat Çitaku është rizgjedhur në pozitën e zëvendëspresidentit të MTTU-së për një mandat të ri katërvjeçar.

Rizgjedhja e tij në një nga pozitat drejtuese të MTTU-së, përfaqëson një vlerësim të rëndësishëm për punën e deritanishme dhe njëkohësisht rrit prezencën e Kosovës në strukturat ndërkombëtare të sportit të pingpongut”, njofton FPPK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat