Mesazhe private nga futbollisti, modelja zbulon

Sporti

Mesazhe private nga futbollisti, modelja zbulon

Më: 14 maj 2026 Në ora: 23:09
Ella Rae Wise

Ella Rae Wise nga “TOWIE” ka zbuluar se një futbollist shumë i famshëm i kombëtares angleze i ka hyrë në mesazhe private në “Instagram”.

Ylli 26-vjeçar i “reality show” në ITV po shijon jetën si beqare pas ndarjes së trazuar me kolegun e saj nga emisioni, Dan Edgar, 35 vjeç. Duke folur me prezantuesen e emisionit, Denise Van Outen, në podkastin e ri “You Alright, Hun?”,

Ella u pyet nga moderatorja se cili ishte futbollisti më i famshëm që i kishte shkruar në DM. Duke u treguar e rezervuar, ajo u përgjigj:

“Oh, kjo është shumë e sikletshme. Nuk mund ta them!” Denise më pas e nxiti të tregonte më shumë, ndërsa Ella u përgjigj:

“Nuk mund ta them, sepse do t’i prish çdo mundësi që kam me të”. Kur u pyet të paktën të tregonte ekipin ku luan ai, ajo tha: “Anglia”. Më tej,

Denise reagoi:

“Oh, ai luan për Anglinë?”.

Ndërsa Ella shtoi: “Po, është shumë i madh!”.

Më pas ajo tregoi se futbollisti misterioz i kishte shkruar vitin e kaluar. Kur u pyet nëse ende flisnin bashkë, Ella zbuloi se ai tashmë ka një të dashur dhe se kontaktet mes tyre kanë përfunduar/

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat