Kosova drejt Erzurumit të Turqisë 

Sporti

Kosova drejt Erzurumit të Turqisë 

Më: 20 maj 2026 Në ora: 15:45
Tre garuesit

Federata e Triathlonit e Kosovës ka bërë të ditur se me tre garues do të përgatiten në tokën turke.

Synimi i kësaj federate me kryetar Naim Gashi është që të rrisin nivelin e garuesve dhe të janë të denjë për çdo sfidë ndërkombëtare.

“Sot, disa nga anëtarët e Kosovës në Triathlon udhëtuan drejt Erzurumit të Turqisë, në lartësi mbidetare prej 2100 metrash, për të marrë pjesë në kampin elitar përgatitor, i cili është pjesë e Planit Vjetor të Federatës së Triathlonit të Kosovës.

Ky kamp do t’u shërbejë sportistëve tanë për ngritjen e performancës fizike dhe përgatitjen sa më të mirë për Kampionatin Ballkanik në Sprint Triathlon, i cili do të mbahet muajin e ardhshëm, si dhe për Kampionatin Europian në Triathlon.

Federata e Triathlonit e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe çdoherë në shërbim të sportistit, duke krijuar kushte dhe mundësi sa më profesionale për zhvillimin e triathlonit në Kosovë”, ka bërë të ditur Federata e Triathlonit e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat