Lajm i hidhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Piloti legjendar i NASCAR, Kyle Busch ka ndërruar jetë në moshën 42 - vjeçare, duke lënë gjurma të thella në botën e sporteve automobilistike.
“Në emër të familjes Busch, të gjithëve të Richard Childress Racing dhe të gjithë komunitetit NASCAR, me hidhërim njoftojmë ndarjen e papritur dhe tragjike nga jeta të Kyle Busch.
E gjithë familja jonë NASCAR është e shkatërruar nga humbja e Kyle Busch.
Gjatë një karriere që zgjati më shumë se dy dekada, Kyle vendosi rekorde për fitore në seritë kombëtare, fitoi kampionate në nivelin më të lartë të NASCAR.
NASCAR humbi një gjigant të sportit sot, shumë shpejt. Gjatë kësaj kohe tepër të vështirë, ne kërkojmë që të gjithë të respektojnë privatësinë e familjes dhe të vazhdojnë t'i mbajnë ata në mendimet dhe lutjet e tyre”, thuhet mes të tjera në njoftim.