Vazhdon kryesimi i katërshes

Sporti

Vazhdon kryesimi i katërshes

Gani Kosumi Nga Gani Kosumi Më 23 maj 2026 Në ora: 22:09
Pamje nga gara

Të shtunën, më 23 maj, në Hotelin Sheraton në Prishtinë, në programin e pasdites u zhvilluan takimet e xhiros së 3-të të Kampionatit ekipor të Superligës së Kosovës në shah.

Katër ekipet që luftojnë për titullin e kampionit të Kosovës kanë tubuar numrin maksimal të pikëve.

Dardania, që mbron titullin e kampionit, ka shënuar fitore bindëse në përballje me Prizrenin, me rezultat 5,5-0,5, kurse ekipi tjetër, Drejtësia, nënkampione, ka shënuar fitore të ngushtë kundër Ferizajt I, me rezultat 3,5-2,5.

Fitoren më të thellë në këtë xhiro e ka shënuar Ferizaj ndaj Drenasit, me rezultat 6-0.

Xhiroja e 3-të

Prizreni – Dardania 0,5-5,5
Ferizaj I – Drejtësia 2,5-3,5
Drenasi – Ferizaj 0-6
Rahoveci – pushoi

Renditjes i prijnë Ferizaj, Dardania, Drejtësia dhe Rahoveci me nga 6 pikë, kurse pa pikë mbesin edhe më tutje Ferizaj I, Prizreni dhe Drenasi.

Drejtësinë po e drejtojnë Fatmir Gërguri (kryesor) dhe Besnik Berisha.

Xhiroja e 4-të zhvillohet të dielën, më 24 maj, në orën 16:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat