Përsëritet finalja e vjetme, për titull vendoset në xhiron e fundit, Drejtësia - Dardania

Sporti

Përsëritet finalja e vjetme, për titull vendoset në xhiron e fundit, Drejtësia - Dardania

Gani Kosumi Nga Gani Kosumi Më 26 maj 2026 Në ora: 21:48
Pamje nga gara

Në ambientet e Hotelit Sheraton në Prishtinë, janë zhvilluar takimet e xhiros së 6-të  të Kampionatit ekipor të Superligës së Kosovës më shah.

Dardania ka shënuar fitoren e gjashtë radhazi. Kësaj radhe për kundërshtar pati Rahovecin ndaj të cilit shënoi fitore me rezultat 4:2 dhe do të luftojë për të mbrojtur titullin e kampionit.

Ndërkaq, nënkampioni, Drejtësia është përballur me Ferizajn.

Pas një loje të shkëlqyer e në momente me kthesa takimi përfundoi  me rezultat të barabartë 3:3.

Pas pesë fitoresh radhazi, ky ishte barazimi i parë i Drejtësisë në këtë kampionat.

Kështu si dhe vitin e shkuar po përsëritet finalja ku për titullin e kampionit do të vendodet në xhironë e fundit ndërmjet Drejtësisë dhe Dardanisë.

Në luftë për mbijetesë në elitën e shahut të Kosovës është zhvilluar ndërmjet Ferizajt dhe Drenasit. Ferizaj I e fitoi këtë takim me rezultat 3 ½ - :2 ½ . Me këtë disfatë Drenasi së bashku me Shadërvanin e Prizrenit edicionin e radhës do të garojnë në rang më të ulët.

Xhiroja e pestë
Drejtësia-Ferizaj 3:3

1. Kiril Georgiev-Daniel Dardha   ½ -½ 
2. Llambi Pasko-Endrit Uruçi 0-1
3.Muhamet Asllani-Aleksander Xhembulla 1-0
4. Klendi Zeneli-Shqipron Mehmeti ½ -½ 
5. Murtez Ondozi-Bardh Avdiu   ½ -½ 
6. Afrim Fejzullahu-Zino Veleshnja ½ -½ 

Dardania-Rahoveci 4:2
1.Marin Bosiocic-Martin Petrov ½ -½ 
2. Nderim Saraçi-Përparim Makolli 1-0
3. Mateu Boçi-Lorenc Rama ½ -½ 
4. Ergit Ramaj-Sami Salihu 1-0
5. Korab Saraçi-Riza Bregu 0-1
6. Alban Krasniqi-Afrim Bellanica 1-0

Ferizaj I-Drenasi 3 ½ -:2 ½ 
1. Alaudin Shtavica-Klevin Kosta 1-0
2. Ahmet Jusufi-Albert Bujupi 0-1
3. Lir Basha-Shqipron Morina 0-1
4.Ardit Uruçi-Fatmir Qorri 1-0
5. Jahjush Sahiti-Arben Bytyqi ½ -½ 
6.Valentin Uruçi-Sheremet Helshani 1-0
Prizreni- i lirë

Renditja pa xhiros së 6-të:
1. Dardania 12
2. Drejtësia  11
3. Ferizaj 9
4. Rahoveci 8
5. Prizreni 4
6. Ferizaj I 4
7. Drenasi 0

Drejtësinë po e ndajnë, Fatmir Gërguri (kryesor) dhe Besnik Berisha.
Xhiroja e 7-të/ e fundit/, zhvillohet të mërkurën , më 27 maj, në orën 16:00.

Takohen:
Drejtësia-Dardania
Ferizaj-Rahoveci
Prizreni-Ferizaj I
Drenasi- i lirë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat