Dardania mbrojti titullin e kampionit të Kosovës

Sporti

Dardania mbrojti titullin e kampionit të Kosovës

Gani Kosumi Nga Gani Kosumi Më 27 maj 2026 Në ora: 21:17
Dardania

Organizuar nga Federata e Shahut e Kosovës, pas 6 ditë garash të zhvilluara në ambientet e Hotelit “Sheraton” në Lagjen Marigona në Prishtinë , kanë përfunduar garat e Kampionatit ekipor të Super Ligës së Kosovës në shah 2026

Siç ëstë pritur, fy ekipet më të dalluara të Kosovës, Drejtësia dhe Dardania të Prishtinës  në xhironë e fundit janë përballur ndërmjet veti , takim ky që ishte përcaktues për titullin e kampionit të Kosovës.

Shahistët e Dardanisë ishin më të suksesshëm  duke e fituar takimin 4:2 dhe ia dolën që të mbrojnë titullin e kampionit për vitin 2026. Nga 7 takime të zhilluara ata i arritën të gjitha fitore dhe me plotë meritë me 14 pikë të tubuara zunë vendin e parë.

Këta shahistë ia sollën titullin e tretë Dardanisë:

GM  Marin Bosiocic, IM Nderim Saraçi, Mateu Boçi, FM Ergit Ramaj,  CM Korab Saraçi, FM Ardian Jashari, IM Ilir Seitaj, Alban Krasniqi, CM Armend Budima, FM Gani Hamiti me kryetarin e klubit, Avni Krasniqi. Ergit Ramaj i ekipit kampion ishte shahisti më i  dalluar  kampionatit i cili nga 6 parti i fitoi të gjitha.

Me fitoren e Ferizajt i prirë nga Kryemjeshtri shqiptsr Daniel Dardha me fitoren kundër Rahovecit me rezultat  5 ½: ½, tubuan 11 pikë ia dolën që të fitojnë titullin e nën kampionit, po aqë pikë pati edhe Drejtësia që u rendit në pozitën e tretë.
Xhiroja e 7-të

Drejtësia-Dardania 2:4
1. Kiril Georgiev- Marin Bosiocic 0-1
2. Llambi Pasko-Nderim Saraçi  ½ -½
3.Muhamet Asllani-Mateu Boçi  ½ -½
4. Klendi Zeneli-Ergit Ramaj 0-1 
5. Murtez Ondozi-Korab Saraçi  ½ -½
6. Afrim Fejzullahu-Alban Krasniqi 0-1

Ferizaj-Rahoveci 5 ½: ½
1. Daniel Dardha-Aleksander Delchev  ½ -½
2. Endrit Uruçi-Dritan Mehmeti 1-0
3.Aleksander Xhembulla-Naim Sahitaj 1-0
4.Shqipron Mehmeti-Osman Koka 1-0
5. Bardh Avdiu-Sedat Basha
6. Zino Veleshnja-Besim Kryeziu 1-0

Prizeni-Ferizaj I 2:4
1.Osman Koka- Alaudin Shtavica 0-1
2. Sedat Basha-Ahmet Jusufi 0-1
3. Ilirjan Jupa-Lir Basha 0-1
4. Besim Kryeziu-Ardit Uruçi 1-0
5. Ramadan Memaj-Jahjush Sahiti 1:0
6. Zekë Tejeci-Valentin Uruçi 0-1
Drenasi- i lirë

Renditja përfundimtare:
1.Dardania 14
2.Ferizaj 11
3.Ferizaj 11
4.Rahoveci 8
5. Ferizaj I 6
6. Prizreni 4
7.Drenasi 0

Titullin e kampionit e fitoi Dardania, kurse nën kampion doli Ferizaj.

Nga liga largohen Drenasi dhe Shadërvani.

Drejtësinë e ndanë, Fatmir Gërguri (kryesor/ dhe Brsnik Berisha.

Në fund Kampionatin e shpalli të mbyllur Armend Budima, kryetar i Federatës së Shahut të Kosovës duke i përgëzua të gjitha ekipet për lojën fer dhe korrekte dhe angazhimin e lojtarëve cilësorë në radhët e tyre gjë që e bërë këtë kampionat tejet cilësor.

Tri ekipe më të dalluara u nderuan me kupa.

Kampioni, Dardania dhe nën kampioni Ferizaj fituan të drejtën që ta përfaqësojnë Kosovën  në Kupën Evropiane nga 16 deri më 24 tetor 2026 në Herveg Novi të Malit të Zi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat