Rekord, spanjolli arriti pothuajse 370 km/h

Sporti

Rekord, spanjolli arriti pothuajse 370 km/h

Më: 30 maj 2026 Në ora: 14:49
Jorge Martín

E shtuna në fundjavën e MotoGP-së në Itali solli një fillim spektakolar, Jorge Martín vendosi rekord të ri zyrtar për shpejtësinë më të madhe në MotoGP që në minutat e para të stërvitjes përfundimtare.

Motori zyrtar i Aprilia në pistën Mugello Circuit u mat me shpejtësi të jashtëzakonshme prej 368.6 km/h, në vijën më të shpejtë të kalendarit të MotoGP-së.

“Ky ishte sigurisht një nga objektivat që kishim!”, deklaroi drejtori teknik i Aprilias, Fabiano Sterlacchini, për reporterin e MotoGP-së, Jack Appleyard.

Te Aprilia nuk e fshehën kënaqësinë pas këtij arritjeje historike. Sterlacchini theksoi se rekordi është rezultat i punës së harmonizuar të disa elementeve kyçe të motorit.

“Është emocionuese të arrish shpejtësinë më të madhe ndonjëherë dhe falënderojmë të gjithë në kompani.

Është kombinim i motorit dhe aerodinamikës që funksionojnë në sinergji, së bashku me daljen nga kthesa e fundit të ndihmuar nga elektronika”, shtoi ai.

Pista italiane e Mugellos tradicionalisht është vendi ku motorët e MotoGP-së arrijnë shpejtësi ekstreme, ndërsa rekordi i ri mund të mos mbetet gjatë fjala e fundit e këtij vikendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat